Më datën 24 Mars të vitit 1999
menjëherë pas mesnatës forcat paramilitare dhe ushtarake serbe e minuan dhe e
shkatërruan tërësisht Poliklinikën radilogjike Rezonanca, e cila gjendej ne
Dardani tek ora-Kurriz. Rezonanca ishte
objekti i parë i shkatërruar nga forcat serbe natën e parë të bombardimeve të
Natos, sepse në këtë ordinance janë mjekuar shum herë ushtarët e Uçk-së
nga i gjith vendi ynë.
Gjithashtu në këtë klinikë janë mjekuar dhe ndihmuar shum pacientë nga mbarë
Kosova pa pagesë. Gjithashtu ndihmë të veqantë kjo klinikë ka dhenë
protestuesëve të cilët kanë qenë të rrahur dhe të malltretuar nga forcat serbe,
si dhe vite me radhe bursa për studetntë të cilët e
Klinika rezonanca u rihap pas luftës më 02.09.2000. me nje sipërfaqë prej 1500m² në pjesën më të mirë të qytetit të Prishtinës ne Lagjen Pejton. Ne Lagjen Veternik objekti me 4000m², gjithashtu edhe ne Prizren, Gjakove, Orllan-Batllavë

